AKTUALITET, 8 Dhjetor 2025, 18:53

Opozita organizon protestën e radhës, i pranishëm dhe Ervin Salianji

Opozita organizon protestën e radhës, i pranishëm dhe Ervin

Në protestën e thirrur nga opozita këtë të hënë, nuk ka munguar dhe anëtari i Kryesisë së PD, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

Si organizator i tureve me strukturat e PD, e cila nisi nga Durrësi, lëvizje që synon rizgjimin e PD, Salianji ka kritikuar Foltoret, duke kërkuar revoltë për rrëzimin e qeverisë.


Sot ai ka qenë i pranishëm në këtë protestë që mblidhet në një ditë të rëndësishme për opozitën, 8 dhjetori i lëvizjes studentore të 1990.

Kjo është foltorja e katërt e opozitës pas shpërthimit të skandalit të Belinda Ballukut