AKTUALITET, 22 Shtator 2023, 10:45

SPAK kërkon të marrë në pyetje 52 persona për rolin e Mediut te "Gërdeci", mes tyre Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi

SPAK kërkon të marrë në pyetje 52 persona për rolin e

SPAK ka kërkuar pyetjen si dëshmitarë të 52 personave në lidhje me çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se SPAK kërkoi nga gjykata që në procesin ndaj Mediut të merren në pyetje ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Kujtojmë se më herët këtë muaj GJKKO vendosi të miratonte kërkesën e ish-ministrit Mediu për vijimin e procesit me procedurë të zakonshme, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.