TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neritan Sejamini ka folur për polemikat e fundit që ka ngjallur censi që po zhvillohet në Shqipëri, ku mes pyetjeve për qytetarët janë edhe deklarimi i fesë dhe etnisë, të cilat nuk janë detyruese.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se ndryshe nga Greqia, që ka një politikë agresive për minoritetin grek në vendin tonë, qeveria shqiptare ka zero politika edhe pse rreth 10% e popullsisë në Greqi janë emigrantë shqiptarë.
"Ka një fakt që Greqia përpiqet të fryjë minoritetin grek, si në numër edhe në shtrirje. Është politikë zyrtare dhe Greqia ka ofruar përfitime materiale, ka ofruar edhe rrugë drejt shtetësisë greke. Ky është fakt. Pjesë e kësaj politike është edhe pjesa e varrezave. Italianët i morën ushtarët në Itali, grekët thonë të rrinë këtu.
Por ka një problem tjetër, shqiptarët e ndërrojnë fenë dhe kombin lehtë.
Në Greqi mund të jenë 500-700 mijë emigrantë shqiptarë . Shqipëria ka një pjesë etnike si çamët dhe shteti shqiptar nuk ka asnjë politikë për këta. Shiko çfarë ndodh, Shqipëria ka dhjetëra herë më shumë shqiptarë në Greqi dhe ka zero politika.
Greqia jo vetëm interesohet për grekët këtu, por edhe për pronat e Kishës Ortodokse, që zyrtarisht është kishë shqiptare, ndërsa Shqipëria nuk interesohet as për pronat e çamëve.
Shqipëria duhet të ndikojë politikën e brendshme, sepse kemi 700 mijë, e di çfarë do të thotë? Shoh problem më të madh indiferencën edhe pse shqiptarët po bëhn 10% e popullsisë greke", deklaroi Sejamini.