TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edvin Kulluri, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në PD, komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” drejtimin e seancës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga kryeministri Edi Rama. Kulluri u shpreh se Rama është narcizist dhe një autokrat që kërkon të fshijë memorien kolektive për të ndërtuar një realitet të ri.
“Narcizizmi i Ramës është i njohur, nuk ka ndonjë lajm këtu. Po aq e njohur është sindroma autokratike e vitit zero. Të gjithë autokratët kanë një zakon, duan të fshijnë memorien kolektive të qeverive të mëparshme për të ndërtuar një realitet të ri, nga viti 1944 dhe sot. E mbani mend si u tall Zogu, si u fshi një elitë e tërë politike.
Unë kam dëgjuar çudira nga kjo qeveria se edhe Rrugën e Kombit e kanë bërë këta, se kanë bërë dy akse urash dhe kanë vënë 5 peçiklase tabelash. Ose për një bajpas në Tepelenë prej 5 kilometra është mohuar gjithë investimi nga Levani në Tepelenë që i ka dhënë tjetër frymëmarrje jugut të Shqipërisë.
Rama është narcizist dhe nuk e do demokracinë liberale. Në PS nuk ka debat, nuk ka llogaridhënie. Rama merr lëvdatat pëer çdo sukses të qeverisë, siç është turizmi dhe nuk di asgjë për inceneratorët, për koncesionet. Fare dhe ose është naiv, ose është i paaftë. Unë nuk besoj te asnjëra nga këto. Unë them si i di mirë.
Ajo që ndodhi dje në OKB nuk e ka ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë. Qëndrimi i qeverisë shqiptare kundër pushtimit të Ukrainës është i drejtë dhe i themi bravo, siç do ta bëntë çdo kryeministër shqiptar, sepse është i lidhur në interesin tonë në Ballkan dhe sigurinë”- u shpreh Kulluri.