AKTUALITET, 22 Shtator 2023, 00:20

Andi Tela: Ky census ka problematikë më të madhe, faktin se sa shqiptarë kanë braktisur vendin

Andi Tela: Ky census ka problematikë më të madhe, faktin se sa
Andi Tela

Gazetari Andi Tela, shprehu rezerva për debatin e hapur lidhur me deklarimin e etnisë në census dhe frikën se mund të krijohet një minoritet grek në Himarë artificialisht. Në emisionin “Të Paekspozuarit", ai deklaroi se problemi më kryesor me të cilin duhet të merret censusi është se sa shqiptarë kanë braktisur vendin. 

“Fokusi i gjithë këtij censusi është se sa shqiptarë do të vetëdeklarohen grekë, sa do të jetë numri i tyre në Himarë dhe në zonat e tjera të Jugut dhe çfarë pasojash do të ketë Shqipëria nga kjo. Çështja e Bullgarisë dhe Maqedonisë është çështje tjetër, është delikate, por në fund të ditës u takon atyre të dyve dhe Shqipëria s’kishte pse të ishte fushëbeteje mes tyre.

Ky census ka realisht problematika jashtëzakonisht më të mëdha, duke nisur nga fakti se sa shqiptarë kanë braktisur këtë vend për arsye të politikave që zhvillohen këtu. Ne këtu duhet ta nisnim debatin dhe në pritje të rezultateve që do të dalin në qershor”-tha Tela.