TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për opozitën, përçarjen e saj dhe faktin që Lulzim Basha ka marrë vulën, duke qenë përfaqësues i pakicës.
Preç Zogaj tha se Basha është një lider me formim demokratik, deklaratë që bëri që në studio të shpërthejë debati mes tij dhe të ftuarve.
Debati:
Preç Zogaj: Unë kam këtë mendim, që Basha është një lider me formim demokratik, e kam këtë mendim. Nuk i ka shumë veset e të tjerëve që futen në llogore dhe përdorim fjalor…
Basha nëse siguron mbështetjen amerikane pas zgjedhjeve… Ai është rikthyer, janë një numër anëtërësh, rreth 103 mijë votues të siglës, që kanë zgjedhur Bashën në kushtet e mungesës së një gare reale. Ai është de facto kryetar i Partisë Demokratike.
Nëse nuk ka vërejtje thelbësore për liderin, duhet të mbyllë sytë për disa vërejtje sekondare, për të forcuar këtë komponent të opozitës.
Andi Tela: Kjo është utopike.
Ylli Rakipi: Të kërkova të heqim Sali Berishën. Nuk ka PD të Saliut, ia mori ai vulën? Çfarë mbledh Sali Berisha, quhet Sali Berisha. Tani, ky Luli të rrijë me tre vetë dhe të bëjë ligjet e RAmës?
Preç Zogaj: Sali Berisha e di që kjo është zgjidhja, edhe njerëzve të Foltores u kam thënë...
Andi Tela: Basha kishte të gjithë opozitën dhe nuk arriti atë që iu kërkua, humbi.
Ylli Rakipi: Preçi deri tani ka folur për Amerikën, Amerika, Amerika. Ke një rast në SHBA, që vulën e merr pakica? Si mund të ketë parti që e merr pakica, pse ta jep Edi Rama?
Preç Zogaj: Banalizimi është këtu, unë them që PD ka lindur si parti pro perëndimore dhe euroatlantiste dhe nuk mund të ketë sukses me SHBA kundër, madje nuk duhet të ketë. Sepse ashtu e kemi lidhur fatin me Amerikën.
Neritan Sejamini: Pse është anti-amerikane Partia Demokratike? Nga se nisesh që e cilëson anti-amerikane? Anëtarët janë partia.
Preç Zogaj: Anëtarët duhet të bëjnë një zgjedhje.
Neritan Sejamini: E kanë bërë, janë kundër vendimit të administratës amerikane. Gjysma e Amerikës është kundër administratës amerikane. Unë që në fillim kam thënë PD është ndarë dhe të gjithë të shohin punën e vet. Në fillimet e Amerikës, partitë kryesore janë thurur, prishur, ndarë. Nuk kam asnjë problem që zoti Basha të bëjë një parti më vete . Edhe zoti Bardhi madje mund të bëjë parti më vete. Nëse Basha u largua nga zoti Berisha sepse ai është i korruptuar dhe autokrat jam dakord. Të largohesh nga PD apo t’i marrësh vulën si pakicë, pse SHBA e ka sanksionuar, duket pragmatizëm, por jo vlerë.
Pse është demokrat Basha? Po të shohësh zgjedhjet e fundit, mënyra si u rikthye, nuk ka asgjë demokratike. T’i japësh vlera demokratike dhe politike, nuk jam dakord. Më thuaj një rast kur ai ka një vlerë perëndimore. Të dy e bëjnë për pushtet personal.
Preç Zogaj: Ne flasim për kushtet e Shqipërisë.
Neritan Sejamini: Po pak demokraci e meritojmë dreqi ta hajë.