AKTUALITET, 22 Prill 2025, 17:44

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Dumani, Kraja dhe Dibra zbulojnë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur garën për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe dy prokurorët e posaçëm, Arben Kraja dhe Behar Dibra kanë zbuluar se cilat duhet të jenë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë post.

Referuar dispozitave ligjore përkatëse,  të drejtën për të aplikuar në pozicionin e Drejtorit të BKH-së, e kanë vetëm kandidatët që janë shtetas shqipëtar, që gëzojnë cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotësojnë kriteret si vijon:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm brenda datës 07 maj 2025 që vërteton plotësimin e të gjitha kushteve që parashikohen në nenet 34 dhe 38 të ligjit nr.95/2016. 

Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Sektorit të Arkiv-Protokollit të Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore të Prokurorisë së Posaçme në një zarf të mbyllur, i cili i drejtohet Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Referuar ligjit nr.95/2016, procesi i riemërimit do të kryhet duke kaluar në shtatë (7) faza si vijon:

Komisioni i Përzgjedhjes pasi verifikon dhe vlerëson nëse përmbushen kriteret sipas neneve 34 dhe 38 të ligjit nr.95/2016, vendos nëse do të vijojë ose jo me rekomandimin për procedurën e riemërimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.