AKTUALITET, 22 Prill 2025, 13:29

Biden u tërhoq në SHBA, mosha juaj mund të ketë një ndikim në 11 Maj? Berisha: Mosha është avantazh

Biden u tërhoq në SHBA, mosha juaj mund të ketë një

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë ditën e sotme një konferencë me pyetje dhe përgjigje përpara gazetarëve. Berisha është pyetur nga gazetarët në lidhje me moshën e tij, duke e krahasuar me rastin ‘Biden’, se nëse e ka në avantazh apo në disavantazh në këtë fushatë.

Kryedemokrati është shprehur se mosha është një favor për të, edhe pse çdo ditë gjatë fushatës, në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të gafave të tij, po aq të ngjashme sa të ish-Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Berisha ka insistuar gjatë konferencës se mosha nuk është ndikuese, duke e parë si një favor për një eksperiencë të çmuar dhe të vyer që ai ka marrë.

Pyetja e gazetarit: Në fushatë presidenciale të SHBA, Joe Biden të vetët në fakt dhe mediat amerikane për hir të së vërtetës të moshës së tij që është duke pretenduar, për t’u bërë president në një moshë të thyer. Z. Berisha, a e keni vërejtur në këtë fushatë, në ndonjë moment, që mosha juaj mund të ketë një ndikim në 11 Maj?

Berisha: Personalisht unë e kam ftuar Edi Ramën dhe e ftoj në çdo kohë dhe në çdo studio që të zgjedhë ai, dhe në çdo shesh publik, të ballafaqohemi pak dhe të shohim se kush ka shenja të rrjedhjes dhe t’ua tregojmë shqiptarëve. E dyta, thashë se kjo besoj është pjesa më serioze që mund të paraqes përpara qytetarëve.

Lidhur me moshën, të them të vërtetën, unë e konsideroj avantazh. Rikthimi im nuk ka aspak në bazë ambicie për karrige dhe për luks. Nuk del njëri të thotë që unë i kam pasur këto në rini. Nga mosha, mua më mbetet vetëm eksperienca e çmuar.