TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës thotë se mbrëmjen e djeshme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në ajër.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të Fushë Krujës, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur e sekuestruar tre gëzhoja.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
“Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thote policia.