TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryesocialisti Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video në kuadër të fushatës elektorale. Rama ironizon, nëpërmjet videos, një pjesë nga fjala e Berishës të mbajtur në Berat, ku ky i fundit thotë se ‘do t’u kthejë paratë shqiptarëve që merr qeveria nga ata’.
Kreu i PS-së ka paralelizuar me ironi, në video, fjalën e Berishës me deklaratën e tij në mars të 1997-s, në një konferencë për shtyp lidhur me firmat piramidale, ku Berisha shprehet po si sot dhe dikur, se njerëzit do të marrin paratë që i kishin depozituar.
Më tej, në video shihen plane që sjellin në vëmendje disa nga momentet e rënda gjatë qeverisjes së Berishës: nga firmat piramidale, ngjarjet në ’97, Gërdecin dhe vrasjet e ndodhura në 21 Janar.
“Se nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse do t’jua kthejmë paratë ju, paratë që qeveria merr nga ju,” – thotë Berisha në takimin e Beratit, përpara disa ditësh, në kuadër të fushatës së 11 Majit.”-thotë Berisha.
Më pas, Rama ka vendosur fjalën e Berishës në ’97:
“Dua t’i siguroj qytetarët shqiptarë, se asnjë qindarkë nga këto depozita nuk do mund të përdoret për qëllime të tjera, përveçse për kthimin e tyre. Sot dhe nesër njerëzit të marrin vetëm lekë.”