AKTUALITET, 12 Mars 2022, 23:24

Spaho: Lulzim Brava vazhdon të çudisë! Përçarësi dhe shkatërruesi i PD nuk mund të japë zgjidhje

Spaho: Lulzim Brava vazhdon të çudisë!

Deputetit i PD-së dhe njëherazi anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar demokrat, ku në shumicë dërrmuese i kanë kërkuar Lulzim Bashës të lirojë karrigen e kreut të partisë.  

"I braktisur nga shumica absolute e demokratëve dhe zgjedhësve shqiptarë, ai vendos kushte, në tentativë për të ruajtur vulën dhe përfitimet ekonomike dhe financiare që ja jep bashkëpunimi me Ramën", shkruan Spaho në Facebook.

Postimi i plotë i Edmond Spahos:

Lulzim Brava vazhdon te cudise. Megjithese i shkarkuar ne 11 Dhjetor, i braktisur nga shumica absolute e demokrateve dhe zgjedhesve shqiptare, ai vendos kushte, ne tentative per te ruajtur vulen dhe perfitimet ekonomike dhe financiare qe ja jep bashkepunimi me Ramen.

Percaresi dhe shkaterruesi i PD nuk mund te jape zgjidhje. Humbesi serial dhe pakica nuk i imponohen dot shumices.

Bashkimi dhe forca e PD vjen vetem nga vota e lire. Braven nuk e shpeton dot asnje makinacion.