AKTUALITET, 12 Mars 2022, 20:41

"Amerikanët heqin Lulin dhe vënë Joridën!"/ Çfarë po paralajmëron Evi Kokalari?

"Amerikanët heqin Lulin dhe vënë Joridën!"/
Evi Kokalari

Në Partinë Demokratike tashmë të gjithë janë kthyer kundër Lulzim Bashës dhe i kanë kërkuar dorëheqjen. Deri tani, Basha nuk ka dhënë asnjë shenjë se po e konsideron largimin, por ka deklaruar se do të bëjë gjithçka "për të mirën e PD-së". 

Megjithatë shumë skenarë po qarkullojnë për atë që pritet të ndodhë në këtë parti. 

Evi Kokalari, shqiptaro-amerikania që mbështeti lëvizjen e Sali Berishës, shkruan se mund të ekzistojë një skenar që Basha të zëvendësohet me Jorida Tabakun, me bekimin e "amerikanëve". Kjo nënkupton se në parti nuk do të kishte zgjedhje për kryetarin, por emërim, ndaj duket një absurditet. Megjithatë në Shqipëri, asgjë nuk përjashtohet! 

"Thonë se ne amerikanët do heqim Lulin dhe do vëmë Joridën dhe këtë do t'ja u shesim juve si ndryshim dhe reformim të PD-së", shkruan Kokalari, e cila ka paralajmëruar se do të rikthehet në Shqipëri. 

Ditët e fundit janë shtuar zërat nga Komisioni i Rithemelimit dhe vetë Sali Berisha, që kriza në PD duhet të zgjidhet vetëm me anë të votës së lirë, për të zgjedhur kryetarin dhe drejtuesit e organeve të tjera të kësaj partie. 

"Amerikanët heqin Lulin dhe vënë Joridën!"/