AKTUALITET, 19 Gusht 2022, 13:42

Sot temperatura përvëluese, por ndryshon fundjava! Nesër dhe të dielën priten reshje shiu

Sot temperatura përvëluese, por ndryshon fundjava! Nesër dhe

Ndërsa sot vendi është përfshirë nga temperatura përvëluese që shkojnë deri në 41 gradë, fundjava do të sjellë surpriza.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, e shtuna dhe e diela pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme dhe më të freskëta.

Ndërsa nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

“Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qendrore me intensitet të ulët deri mesatar,  lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.

Gradualisht reshjet e shiut të herëpasherëshme  do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.

Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herepasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit”

Ndërkohë era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.