TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë mesditën e sotme një takim me qytetarët dhe simpatizantë në qytetin e Shkodër.
Berisha lajmëroi pak ditë më parë se këtë të dielë do të takohet me demokratët e Shkodrës sepse sipas tij “Revolucioni nuk do të ndalet deri sa të marrim në dorë selinë.”, ndërsa ka ftuar demokratët e Shkodrës që të dielën të mblidhen në orën 11:00 në “Pallatin e Sporteve”.
Takimi në Shkodër është edhe pikënisja e turit të takimeve nëpër rrethe të ndryshme ku do të diskutohet me anëtarësinë për hapat që do të ndërmerren.