TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dita e sostme do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit.
Sipas Meteoalb, në Luginat e lumenjve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës, ndërkohë që, orët e mesditës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit, vetëm zonën e Alpeve do të kenë zhvillim të vranësirave dhe flokë dëbore.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e ditës së martë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme do të ketë gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.