AKTUALITET, 15 Janar 2022, 18:08

Ndryshime në PD/ Largohet papritur Alfred Rushaj, drejtimin e grupit parlamentar e merr Alibeaj

Ndryshime në PD/ Largohet papritur Alfred Rushaj, drejtimin e grupit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka propozuar ndryshime në radhët e partisë.

Lëvizja që ka shkaktuar më shumë habi, është zëvendësimi i kryetarit të grupit parlamentar, Alfred Rushaj, me Enkelejd Alibejan. 

Rushaj nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje dhe Basha e justifikoi këtë me arsye shëndetësore. 

Rushaj ishte një figurë e re, që u shfaq në fushatëm e PD-së dendurisht si figurë drejtuese, por edhe pas humbjes së zgjedhjeve, në krah të Bashës. Ai mori drejtimin e grupit parlamentar, në momentin kur partia ndodhej në pikën më të ulët të ekzistencës, pas humbjeve të njëpasnjëshme dhe shpalljes non-grata të Sali Berishës. 

“Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD” është shprehur Basha në mbledhje.

Edhe Gazment Bardhi ka përmendur arsyet shëndetësore, për largimin e Rushajt. Ai ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, për shkak të infektimit me kovid. 

Ndërkohë Basha ka propozuar si Nënkryetar të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu ka kërkuar nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike.

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)