AKTUALITET, 15 Janar 2022, 19:33

Laboratori i drogës në Berdicë së Shkodrës, lirohen pesë punonjësit e OSHEE, prokurori: Arrestimi i paligjshëm!

Laboratori i drogës në Berdicë së Shkodrës, lirohen

Janë liruar pesë punonjësit e OSHEE në Shkodër, të cilët u arrestuan këtë të shtunë si të dyshuar për shpërdorim detyre. Në orët e para të mëngjesit, policia arrestoi tetë persona, pas zbulimit të një laboratori droge në Berdicë.

Mes të arrestuarve ishin dhe pesë punonjësit e OSHEE, të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës. Ndërkohë disa orë pas arrestimit, prokurori Gëzim Spahiu, ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve.

Punonjësit e OSHEE janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.