AKTUALITET, 15 Janar 2022, 19:46

Aksident në aksin rrugor Sukth-Manzë, makina humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen, plagoset shoferi

Aksident në aksin rrugor Sukth-Manzë, makina humb kontrollin dhe

Në aksin rrugor Sukth-Manzë është shënuar një aksident mbrëmjen e sotme ku  automjeti me drejtues B. Sh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit të ndodhur rreth orës 18:50 është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Sukth- Manzë, një automjet me drejtues shtetasin B. Sh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.