TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Klevis Allës, Eugelen Halilit, Erjon Alibej, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj një tjetër personazh nga bota e krimit mund të vihet në shërbim të Drejtësisë. Skerdi Tase, i njohur si pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të Nuredin Dumani ka shprehur vullnetin për tu bërë bashkëpunëtor me qëllim zbardhjen e ngjarjeve ku ai vetë ka qenë pjesë.
E fundit sipas burimeve ka qenë një dëshmi për dy tentativa të dështuara vrasjesh në Fier, sipas OraNews.
Bëhet fjalë për sulmet ndaj biznesmenit Aredin Beharit në vitin 2017 dhe 2019. Të njëjtat burime shtojnë se Skerdi Tase ka rrëfyer para prokurorëve se ai ka qenë pjesëmarrës në rolin e ekzekutorit bashkë më të penduarin tjetër Henrik Hoxhaj.
Si porositës i krimeve pak ditë më parë u arrestua Albert Pashaj, i cili akuzohet se pagoi 80 mijë eurosh për të eliminuar hasmin e tij.
Por zyrtarisht, SPAK nuk e ka konfirmuar ende një marrëveshje të tillë me Skerdi Tasen për ti dhënë atij statusin e plotë të bashkëpunëtorit, çka mund t’i japë atij përfitime në përballjen me akuzat e drejtësisë.
Emri i Skerdi Tases del tek atentati me parë zjarri ndaj administratorit të shkollës Willson Lulzim Masha për të cilën rezultoi se sulmi ishte i paguar. Po ashtu Tase përmendet edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit në vrasjen e Ramazanit. Ai ka treguar se Tase ka marrë pjese në vrasjen e Ramazanit të ndodhur më 20 korrik të vitit 2020.