AKTUALITET, 5 Korrik 2023, 13:56

Vendimi i qeverisë për punësim të detyruar, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestë

Vendimi i qeverisë për punësim të detyruar, studentët e

Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pas marrjes së vendimit të qeverisë që kushtëzon largimin e studentëve të Mjekësisë nga vendi.

Ata nuk jane dakord me vendimin e bërë publik nga Kryeministri Edi Rama dhe ndaj të enjten në orën 10:00 kanë njoftuar protestë pranë fakultetit.

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, ka treguar kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë.

Ai tha këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.