AKTUALITET, 5 Korrik 2023, 14:39

“Ndaloni veprimtarinë përçarëse të Ramës në rajon”, Berisha thirrje ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës

“Ndaloni veprimtarinë përçarëse të Ramës

Sali Berisha gjatë fjalës së tij sot në konferencën me gazetarët, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si njeriun që ka sjellë përçarjen në rajon.

Berisha  i bëri thirrje BE, SHBA, si edhe NATO-s që të ndalojnë veprimtarinë përçarëse të kryeministrit Rama në rajon.

“PD i bën thirrje komuniteti ndërkombëtar BE, SHBA, NATO-s të ndalojë veprimtarinë përçarëse të Edi Ramës në rajon. Ky autokrat ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë. Rama për 4 vite me radhë u bë promotor i neveritshëm dhe përçarës i rajonit duke tundur flamurin e Ballkanit të Hapur , të Vuçiç dhe ju kundërvu haptas procesit të Berlinit.

 Rama tani vazhdon të mbjellë përçarje të rrezikshme në rajon dhe midis shqiptarëve dhe për të shpëtuar lëkurën e tij kërkon të flasë në emër të Bashkimit Europian. PD deklaron se pas qëndrimeve të autokratit qëndron hetimi i hapur për aferën e korruptimi MC Gonigal dhe angazhimin e këtij të fundit gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e opozitës shqiptare. PD dënon veprimtarinë përçarëse dhe konflikt-ndjellëse të Edi Ramës”, tha ai.