TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkimi i ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve që çon në 15 numrin total të tyre nga të paktën 58 që ishin më herët para nisjes së këtij procesi ka bërë që edhe aplikimet për tarifat e reja të kërkojnë më shumë kohë.
Zakonisht dokumentacioni lidhur me aplikimet e reja duhet të paraqitej brenda fundit të qershorit por me situatën e re Enti Rregullator i Ujit ka vendosur që t’ju japë më shumë kohë ndërmarrjeve duke u lënë një afat tjetër me tre muaj më shumë.
Sipas një vendimi të miratuar pak ditë më parë Enti parashtron se janë të paktën 12 ndërmarrje të reja të krijuara nga bashkimi i ujësjellësve ndërsa mbeten në proces edhe krijimi i tret ë tjerëve.
Me miratimin e VKM Nr.302, datë 11.05.2022 “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura” është realizuar agregimi i 12 shoqërive ujësjellës kanalizime nga 15, por që për arsye objektive nuk është përfunduar plotësisht procesi i riorganizimit të brendshëm në shoqëritë e reja rajonale.
Neni 10, pika 4 e Vendimit nr. 539, datë 30.12.2021 përcakton se “Afati përfundimtar për paraqitjen e dokumentacionit të plotë të aplikimit për nivel të ri të tarifave është data 30 Qershor..”.
Nga informacioni dhe të dhënat e marra në vazhdimësi nga shoqëritë e reja rajonale si dhe nga kërkesat e paraqitura nga donatorët, konstatohet se ky afat nuk mund të respektohet në kohën e duhur për arsye të riorganizimit dhe vështirësive të hasura në praktikë nga ana e tyre për plotësimin brenda afatit të aplikimit për nivel të ri tarifor sipas metodologjisë së tarifave, për këto fakte me qëllim dhe përkrahjen e reformës në sektorin ujësjellës kanalizime del e nevojshme shtyrja e afatit të aplikimit për këto shoqëri përjashtimisht për vitin 2023” thuhet në vendim.
Sa i takon këtij konstatimi Komisioni Kombëtar rregullator ka vendosur që përjashtimisht për vitin 2023, afati përfundimtar për paraqitjen e dokumentacionit të plotë të aplikimit për nivel të ri të tarifave për shoqëritë UK Rajonale është data 31 gusht.
Nga fillimi i procesit të agregimit apo bashkimit të ujësjellësve që synon rritjen e eficiencës së sektorit dhe përmirësimin e situatës financiare në tërësi janë krijuar 12 ndërmarrje të reja. Në mënyrë të vazhdueshme sipas paraqitjes së dokumentacionit nga ana e ERRU ujësjellësit kanë marrë licenca 4 vjeçare./Monitor