TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama tha se Kompania Hapësinore vuri në dispozicion edhe 8 satelitë të tjerë për të sjellë imazhe. Ky monitorim, thotë Rama e bën të pamundur korrupsionin.
“Ju kujtohet sesa nënqeshje dhe përqeshje patëm kur u futëm në këtë proces. Në shtator firmosëm marrëveshjen, në janar u krye dhe lëshimi në hapësirë i dy satelitëve tanë.
Deri në 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme. Përpos atyre 2 satelitëve kemi edhe 8 të tjerë pa asnjë kosto. Kemi një bazë të leximit të territorit sipas nevojës së dikastereve.
Ajo hartë e bën të pamundur abuzimin me territorin e përmbytur psh. E bën të pamundur korrupsionin sepse nëpërmjet imazhit ne nuk gënjejmë dot.”- thotë Rama.