AKTUALITET, 30 Mars 2022, 18:05

Atentati ku u plagos Nuredin Dumani në Elbasan/ Shoqërohen tre persona, grupi hetimor prej 20 orësh i “ngujuar” në Drejtorinë e Policisë

Atentati ku u plagos Nuredin Dumani në Elbasan/ Shoqërohen tre

Tre persona janë shoqëruar nga policia pasi dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Papër të Elbasanit ku pas një shkëmbimi zjarri me Talo Çelën, u arrestua i plagosur Nuredin Dumani.

Burime bëjnë me dije se grupi hetimor është “ngujuar” prej 20 orësh në drejtorinë e Policisë së Elbasanit ndërkohë që të pranishëm janë kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe drejtori i bluve Ardian Çipa.

Mësohet se po bëhet një analizë e thelluar e atentatit të ndodhur një ditë më parë, ku u plagos Nuredin Dumani i cili u prangos disa orë më vonë në një pallat në Fier ku po merrte ndihmë mjekësore.