TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dale ne nje konference per mediat pas reagimit te qeverise per here te pare per denoncimin e skandalit nga ana e LSI per evazioni fiskal te kompanive te inceneratoreve.
Kryemadhi tha se eshte “nje krim qe vijon te investohet nga qeveria shqiptare” teksa theksoi se per ministren e Financave “ndiej dhembshuri kur thote qe une nuk mund ta hetoj dot kete se eshte ceshtje e SPAK”.
“Tani po shikoj qe qeveria e Rames po ben fajtor SPAK per mos hetimin e inceneratorit te Tiranes. Pra Ministrja e Financave akuzon drejtpersedrejte prokurorin e Prokurorine e Posacme qe vijojne ne hetim paraprak per inceneratorin e Tiranes.
I bej thirrje Ministres se Financave mos vijoje te paguaje me kete kontrate korruptive, te coje ne gjykate pezullimin e kontrates.
Zonja ministre kontrollojeni dhe nje here deklaraten tuaj se deklarata juaj eshte ne panik dhe frike por ne kete rast jeni ne kundershtim me veten tuaj, me vendimet e qeverise se kryeministrit tuaj, por mbi te gjitha jeni duke akuzuar sot nga goja e ministres se Financave, Prokurorine e Posacme SPAK qe eshte ajo qe nuk vepron per ndalimin e kontrates se koncensionit te inceneratoreve.
Pres te di kush eshte fjatori, SPAK qe nuk heton e pezullon kontraten apo qeveria shqiptare qe merr para nga buxheti i shtetit dhe ia paguan ketyre kompanive false qe kane qe ne 2018 qe jane ne dijeni te Ministrise se Financave dhe Drejtorise se Tatimeve”.