AKTUALITET, 6 Korrik 2022, 15:38

Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Krastës së Krujës, flakët dyshohen të qëllimshme

Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Krastës së Krujës,

Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Krastës së Krujës. Persona të pa identifikuar po vijojnë t’i vënë flakën kësaj zone të mbrojtur që prej ditës së djeshme.

Dhe pse zjarri u shua në orët e para të mëngjesit të sotëm ai është riaktivizuar serish në mesditën e sotme nga persona të pa identifikuar, të cilët i kanë vënë flakën në disa vatra, duke rrezikuar edhe jetën e zjarrfikësve të cilët po përpiqeshin të shuanin zjarrin.

Një patrullë policie ka vajtur në vendngjarje dhe është vene në ndjekje të personave të dyshuar, të cilët mendohet të jenë ende në zonë.

Zjarri vijon me intensitet, pasi favorizohet nga era. Deri tani në total janë mbi 70 Hektarë të djegura.