AKTUALITET, 3 Prill 2023, 17:15

Siguria rrugore, eksperti: Janë rreth 64 pika rreziku në vendin tonë që duhen monitoruar, aksidenti në “Astir” mund të ishte evituar

Siguria rrugore, eksperti: Janë rreth 64 pika rreziku në vendin

Specialist Gerhard Baka është shprehur se në vendin tonë janë rreth 64 pika rreziku për aksidentet rrugore.

Komentet Baka i bëri gjatë një interviste në News 24, ku po komentonte aksidentet rrugore të ditëve të fundit.

 Ai shtoi se aksidenti në “Astir” ku humbi jetën një 67-vjeçar mund të ishte shmangur, pasi sipas tij vetëm 100 metër më tej është një mbikalim dhe këmbësori nuk kishte pse kalonte në autostradë.

“Pikat e rrezikut në vendin tonë janë diku tek 64 pika. Këto quhen pika të zeza, një segment rrugor diku tek 300 m duhet të kenë ndodhur 3 aksidente për një periudhë 3 vjeçare dhe në këtë mënyrë duhet të jetë në kontroll nga policia. Por ne nuk u hetojmë. Tani kur ndodhin 3-4 aksidente ka diçka që nuk shkon dhe mund të mos faji i drejtuesve të mjeteve. Segmentet e Mazës, po ashtu nga Lezha deri në Shkodër janë akse problematike. Po ashtu edhe Shkodër -Koplik, Ka pafund ankesa për probleme në këto akse. Do të sugjeroja që kontrollin  e shërbimeve t’ua lëshojnë policisë bashkiake”, tha ai.

Ndërkohë edhe eksperti Mamir Hodo tha se aksidenti në “Astir” ku humbi jetën një 67-vjeçar mund të ishte shmangur, pasi sipas tij vetëm 100 metër më tej është një mbikalim dhe këmbësori nuk kishte pse kalonte në autostradë.