TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur në Lezhë, ku një punëtor në Lezhë është lënduar në vendin e punës.
Bëhet me dije se punëtori ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku dhe ka humbur jetën rrugës.
Mësohet se viktima 50-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash teksa punonte në një fabrikë mielli.
Pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga ana e policisë dhe identifikimi i viktimës.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.