AKTUALITET, 3 Prill 2023, 15:11

“Ul koston e jetesës”, Tedi Blushi: Plani i Belind Këlliçit plotësisht i realizueshëm  

“Ul koston e jetesës”, Tedi Blushi: Plani i Belind

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka renditur përfitimet që sipas tij vijnë me planin e Belind Këlliçit, për transportin publik falas dhe modern.

Blushi shkruan se ky plan bën të mundur uljen e kostos së jetesës, lehtëson trafikun rrugor, pastron mjedisin, kurse kohë dhe mundëson më shumë parkime të lira.

POSTIMI I PLOTË

Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Belind Këlliçit për TRANSPORTIN PUBLIK FALAS DHE MODERN????:

✅️ UL KOSTON E JETESËS, sepse kostoja e biletave është peshë e rëndë për familjet e varfra dhe mundësia për të lënë makinën në shtëpi ul koston e kripur të karburantit.

✅️ LEHTËSON TRAFIKUN RRUGOR????pasi shumë qytetarë do të zgjedhin të përdorin AUTOBUSËT FALAS dhe të lënë makinat në shtëpi.

✅️ PASTRON MJEDISIN ♻️, sepse ulja e numrit të makinave që qarkullojnë do e bëjë ajrin më të pastër e të shëndetshëm dhe do të ulë gjithashtu ZHURMAT NË QYTET.

✅ ️KURSEN KOHË ????, sepse rrugët e çliruara nga trafiku i shfryrë do të mundësojnë rritjen e shpejtësisë së lëvizjes nga një vend në tjetrin brenda qytetit, si dhe HIQEN RADHËT E BILETAVE DHE ABONEVE.

✅ ️MË SHUMË PARKIME TË LIRA ????️ në rrugë për të gjithë ata qytetarë, që e kanë të pashmangshëm përdorimin e makinës, pasi rrugët do të kenë më pak qarkullim.

Është kaq e thjeshtë!

#BashkeFitojme ✌️????????

#TransportiPublik #ModernDheFalas #14Maj #NdryshimMeCdoCmim