AKTUALITET, 3 Prill 2023, 16:39

Mandati i Xhaçkës te “Legjislacioni”, Bardhi: S’ka nevojë të ndryshohet Kushtetuta. Nuk kemi asnjë tagër! Deputetja e PS: Ndërhyje në rregulloren e Kuvendit

Mandati i Xhaçkës te “Legjislacioni”, Bardhi: S’ka

Mandati i Olta Xhaçkës ka qenë sot pjesë e diskutimit të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit.

Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat, Gazment Bardhi tha se nuk ka pse të bëhen ndryshime në Kushtetutë për t’u mundësur heqja e mandatit të Xhaçkës, pas akuzave të opozitës se bashkëshorti i saj ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik.  

Ai shtoi se nuk janë aty për të ndryshuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe as nuk e kanë një tagër të tillë.

DISKUTIMI NË MBLEDHJE

Bushka: S’ka parashikime për mënyrën e shqyrtimit të këtij procesi. Do duhet të ndërhyjmë në rregulloren e Kuvendit

Gazment Bardhi: Nuk ka nevojë për të ndryshuar Kushtetutën

Bardhi: Nuk ka nevojë për të ndryshuar Rregulloren e Kuvendit. Nuk jemi këtu të ndryshojmë vendimet e Kushtetueses. S’kemi asnjë tagër të shqyrtojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.