AKTUALITET, 3 Prill 2023, 15:14

Shpërthimi ishte i telekomanduar, zbardhen detaje nga ngjarja në Shkozet, ‘shënjestra’ vëzhgohej nga autorët

Shpërthimi ishte i telekomanduar, zbardhen detaje nga ngjarja në

Shkozeti u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ku një automjeti iu vendos lëndë plasëse, ndërsa objektiv i sulmit ishte një 37-vjeçar i njohur për policinë. Ngjarja ndodhi  rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet-Durrës.

Mësohet se Aldi Mustafa, që thuhet se ka qenë dhe shënjestra e këtij atentati, ka qenë në vëzhgim nga autorët, ndërsa shpërthimi ka qenë i telekomanduar. Po ashtu policia mendon se shpërthimi ka ndoshta një mesazh për mikun e ‘Rrumit’ të fortit të Sukthit, pasi lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit. Shpërthimi, në mes të ditës ka terrorizuar banorët e zonës.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton, ndërsa dëshmia e shënjestrës do të hedhë më shumë dritë mbi konfliktet që ai mund të ketë.