TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 30-vjeçar shqiptar ka alarmuar policinë italiane pasi qarkullonte i armatosur me thikë në rrugë. Ngjarja ndodhi mbrëmë në Santa Maria Capua Vetere të Italisë.
Pas një debati me të dashurën e tij, shqiptari është larguar nga banesa me një thikë në dorë, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Ka qenë pronari i rezidencës ku ata banonin që ka lajmëruar policinë, pasi ka parë shqiptarin që lëvizte me thikë. Ndërkohë, policia, në prani edhe të një autoambulance, ka ndaluar shqiptarin, ndërsa tashmë do të duhet të japë llogari mbi aktin në fjalë.