TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet me prioritet maksimal për të zbardhur të gjitha rrethanat se si është liruar nga burgu Dan Hutra, autori i një masakre të trefishtë më 1 mars në kryeqytet dhe plagosjen e tre grave të tjera në po të njëjtën ditë.
Dan Hutra rezulton autor i një tjetër krimi të rëndë të ndodhur në vitin 2007 ku ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.
“Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka dhënë prioritet maksimal verifikimit të kësaj çështje dhe në përfundim do të dalë dhe me një njoftim publik për gjetjet e raportit të verifikimit", thuhet në njoftimin për mediat.
Mbi rastin e individit Dan Hutra, po ju informoj se ka nisur verifikimi, që nënkupton administrim zyrtar shkresor, i cili me pas do të analizohet nga inspektorë të ILD-së.
Pra një proces që do kohën e vet, por duke ndarë plotësisht ndjeshmërinë e lartë njerëzore të ngjarjes dhe sqarimin sa më parë të situatës në lidhje me përgjegjësitë disiplinore eventuale të çdo magjistrati, Inspektori i Larte i Drejtësisë i ka dhënë prioritet maksimal verifikimit të kësaj çështje dhe në përfundim do të dalë dhe me një njoftim publik për gjetjet e raportit të verifikimit.