AKTUALITET, 2 Mars 2023, 10:22

Vrau tre gra dhe plagosi 3 të tjera, Berisha: Dan Hutra ishte patronazhist e informator i policisë, u lirua nga burgu me ndërhyrjen e bashkisë së Kamzës

Vrau tre gra dhe plagosi 3 të tjera, Berisha: Dan Hutra ishte patronazhist
Fotomontazh: Sali Berisha dhe Dan Hutra

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me autorin e masakrës së ndodhur më 1 mars në kryeqytet, Dan Hutrën, i cili vrau tre gra dhe i plagosi tre të tjera.

Berisha në postimin e tij thotë se “serial killeri Hutra ishte patronazhist dhe informator i policisë! Ai u lirua me ndërhyrje të kreut të bashkisë Kamëz!”.

Këtë informacion Berisha thotë se e ka marrë nga qytetari dixhital.

Postimi i plotë i Sali Berisha:

Serial killeri Hutra ishte patronazhist dhe informator i policisë!

Ai u lirua me ndërhyrje të kreut të bashkisë Kamëz!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. #sb

Miremengjes doktor!

Personi qe beri kasaphanen dje ne mest te dites dhe ne mes te Tiranes ka qene patronazhisti i rilindjes ne burgun e rrogozhines,gjithashtu eshte perdorur edhe jasht burgut si informator,kjo eshte 100% e vertet nga punonjes te brendshem!

Ai eshte liruar me kerkes dhe nderhyrje te bashkise se Kamzes per zgjedhje.