AKTUALITET, 2 Mars 2023, 10:11

Detaje nga masakra në Paskuqan, njëra prej viktimave ishte shtatzënë

Detaje nga masakra në Paskuqan, njëra prej viktimave ishte
Ramzan (Dan) Hutra

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Paskuqan, ku Ramzan (Dan) Hutra vrau dy gra dhe plagosi dy të tjera.

Abc News raporton se në momentin që Hutra është futur brenda në banesën e ish-bashëjetueses Elena Hysa, nuk ka biseduar me asnjë prej personave të familjes Hysa që ndodheshin aty.

Në banesë ndodheshin edhe 2 foshnja, fëmija 1 muajsh i Elena Hysës dhe autorit Dan Hutra, si dhe fëmija 6 muajsh i motrës së Elenës. Sipas deklarimeve, para se të niste të qëllonte me breshëri, Hutra ka çuar në banak fëmijën e Elenës dhe më pas ka nisur të qëllojë. Ndërsa kunata e Elenës, viktima Hasime Dafku ishte shtatzënë.

40-vjeçari është edhe autori i vrasjes së 31-vjeçares në Kamzë, Etleva Kurti po ditën e djeshme.