AKTUALITET, 2 Mars 2023, 11:17

"Ka shpërthyer një kanal me ujëra të zeza"/ Rama: McGonigal erdhi të flasë me mua për rrezikun rus!

"Ka shpërthyer një kanal me ujëra të zeza"/ Rama:
Edi Rama në Kuvend

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur në mocionin me debat që po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë për çështjen "McGonigal". 

Rama e quajti zhurmën pas skandalit McGonigal si "shpërthim të ujrave të zeza", ndërkohë që mocionin e konsideroi "absurd". 

Kryeministri deklaroi se nuk ka lidhje me McGonigal, ish agjentin e FBI që po përballet me akuza penale në SHBA dhe shtoi se është takuar me të për të folur "për rrezikun rus". 

"Ka shpërthyer prej javësh një kanal ujërash të zeza në një çështje që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Charles McGonigal akuzohet për bashkëpunim me oligarkun Oleg Deripaska. Prokurorët kanë konstatuar edhe një sërë shkeljesh për udhëtimet e tij, ku aktakuza shënon që ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me mua.

Aktakuza shënon se ka ardhur në rajon dhe nuk ka deklaruar. Procesi nuk ka asnjë të pandehur. Pavarësisht një hetimi të gjatë, edhe kur janë pyetur nga një gazetar amerikan i "Insider" në të gjitha rreshtat e akt-akuzës nuk ka asnjë akuzë apo informacion tjetër. Fakti i vërtetë është se ai ka folur me mua për rrezikun rus, por fronti këtu po zhvillon me hov në pazar një tjetër proces gjyqësor, përmbarimor në Shqipëri. Kush janë dhe pse e bëjnë, kjo dihet.

Nuk i ngatërron dot me dikë tjetër se as nuk bëhen dot dikush tjetër. Janë po ata, që kur ishin në pushtet i kanë bërë të gjitha të zezat për të cilat na akuzojnë. Unë nuk kam ardhur dhe nuk do të vij më për ta. Do të vij për respekt të ndjekësve që përfaqësoj dhe për respekt të deputetëve në këtë mocion absurd për debat. 

Ky është mocioni më absurd i debatit në këtë Kuvend. Edhe prodhuesit e filmave në Hollywood do e refuzonin këtë si shfryrje. Nuk do ta furnizoj më me energjinë time zjarrin e përplasjes pa ndalim. Nuk kam dëshirë të armatosem me fjalorin e ulët të kësaj lufte politike, të një opozite që përsërit vetveten", deklaroi Rama. 

"Ka shpërthyer një kanal me ujëra të zeza"/ Rama:

"Ka shpërthyer një kanal me ujëra të zeza"/ Rama:

"Ka shpërthyer një kanal me ujëra të zeza"/ Rama: