TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vrasja e trefishtë e grave ditën e djeshme në Tiranë ka bërë që një 46 vjeçar nga Fieri, Edmond Hoxha të dalë i vetëm në protestë.
Me një pankartë në dorë, babai i një djali 20 vjeçar ka dalë në qendër të Fierit në formë proteste për këtë krim makabër.
“Ku është burrëria kur t’i vret një vajzë, motër, nënë”, shkruhet në pankartë.
Nuk është hera e parë qe 46-vjecari Hoxha proteston i vetëm për kauza të ndjeshme teksa për ngjarjen në fjalë shpreh keqardhjen që nuk i janë bashkuar dhe qytetarë të tjerë e veçanërisht gratë.