TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej mëngjesit të sotëm forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.
Burime thanë se janë ushtruar kontrolle të imtësishme, në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj. Operacioni u drejtua nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.
Zëdhënësi i kampit të iranianëve MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë 2 persona brenda kampit e ka plagosur 100 të tjerë. Sipas tyre ai ka humbur jetën pasi është hedhur shumë gaz lotsjellës. Por policia shqiptare thotë se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.
Burime nga SPAK konfirmuan se urdhri i kontrolleve është bërë në kuadër të një hetimi për qëllime terroriste. Të njëjtat burime, të cilat janë në azhornim me situatën në terren, thonë se ka patur përplasje por nuk konfirmohet ende për të plagosur dhe viktima deri në këtë moment. Konfirmohet se bëhet fjalë një operacion që ka ardhur pas informacioneve të siguruara për qëllime terroriste, dhe kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes.
Policia ka patur urdhër kontrolli dhe sekuestrimi sendesh. Prokurori Vladimir Mara është përfaqësuesi i SPAK që ka paraqitur kërkesën në GJKKO për ushtrim kontrollesh, sekuestrim dokumentacionesh, serverash dhe sendeve të tjera me vlerë për hetimin.
Përmes një njoftimi për shtyp policia e shtetit informoi se kontrollet bëhen në kuadër të një plani operacional në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
"Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës."- njofton policia.
Burime nga blutë për Report Tv, bëjnë me dije se urdhri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike. Ndërsa policia kujdeset të thotë se ky kontroll po bëhet duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të atij komuniteti
‘Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.’- njofton policia.
Kampi ‘ASHRAF 3’ prej vitit 2013 strehon rreth 3000 opozitarë iranianë!
Burime jo zyrtare nga SPAK konfirmojnë se urdhri i kontrolleve është bërë në kuadër të një hetimi për qëllime terroriste. Të njëjtat burime, të cilat janë në azhornim me situatën në terren, thonë se ka patur përplasje por nuk konfirmohet ende për të plagosur dhe viktima deri në këtë moment. Konfirmohet se bëhet fjalë një operacion që ka ardhur pas informacioneve të siguruara për qëllime terroriste, dhe kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes.
Policia ka patur urdhër kontrolli dhe sekuestrimi sendesh. Prokurori Vladimir Mara është përfaqësuesi i SPAK që ka paraqitur kërkesën në GJKKO për ushtrim kontrollesh, sekuestrim dokumentacionesh, serverash dhe sendeve të tjera me vlerë për hetimin.
Me urdhër të Marës, në verën e 2020 u arrestua iraniani Bijan Polagrad ish-banor, për terrorizëm, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike, cenim i sigurisë kombëtare. Çështja e tij u gjykua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit që foli në atë kohë për të paktën 12 persona nën hetim dhe se procesi përbënte materiale top sekrete.
Një prej refugjatëve të strehuar në Manzë pretendoi se policia ka vrarë një prej muxhahedinëve të strehuar. Ai thotë se nuk kanë bërë asgjë për të patur këtë bastisje nga policia, ai shtoi se kampi i MEK s’ka lidhje me sulmet kibernetike.
“Policia në mëngjes me qindra makina u futën brenda pa asnjë lajmërim dhe vranë vëllanë tonë Alie Mustasharin. Cfarë borxhi kemi ne? Çfarë kemi bërë ne? Çfarë veprimi kemi bërë ne? Ne jemi arratisur nga vendi ynë. Ata rrethuan kampin, sulmuan vëllain tonë. Ata përdorin gaz afër vëllait tonë. Një muxhahedin u vra. Dhe disa vëllezër dhe motra i arrestuan i futën në makinën e tyre. Ne çfarë krimi kemi bërë? Nuk dimë asgjë. Ne jemi refugjatë. Ne nuk kanë treguar asgjë asnjë letërnjoftim. Nuk ka asnjë të rrezikshëm brenda kampit tonë, ato janë propagandë. Sot ishte përvjetori i rezistencës iraniane, ata në këtë ditë sulmojnë bazën kryesore të muxhahedinëve në Shqipëri. Nuk kemi lidhje me sulmet kibernetike."- tha ai.