TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej mëngjesit të sotëm, forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.
Mjeku i kampit thotë se ka një të vdekur dhe 100 të plagosur nga gazi lotsjellës.
Njëri nga mjekët që punon në spitalin e kampit të MEK në Manëz tha se viktima Ali Mostashari ka ndërruar jetë si pasojë e gazit lotsjellës. Ai tha se gazi lotsjellës ka shkaktuar probleme me frymëmarrjen për një pjesë prej tyre ndërsa njëri prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë.
“Policia shqiptare erdhi tek zona jonë e komunitetit Ashraf dhe përdorën gaz lotsjellës ndaj personave për t’i lënduar.”, ka thënë ai duke shtuar se ka përdorur shumë gaz lotsjellës në afërsi të personave, gjë që iu ka shkaktuar pamundësi në frymëmarrje. Ai flet për shumë persona të lënduar.
“Sot na kanë sulmuar pa pritur dhe se dimë për çfarë qëllime. Deri tani kemi 1 të vdekur dhe 100 të plagosur. Ka vdekur një person nga gazi”- thanë banorët.

Ata pretendojnë se pas ndëhyrjes së policisë kanë probleme me frymëmarrjen dhe shumë janë shtrirë që marrin oksigjen. VoxNews thotë se ka siguruar pamjet e viktimës brenda kampit në Manzë.