AKTUALITET, 19 Maj 2025, 15:35

“E prisja fitoren e PS me mbi 80 mandate”, Petro Koçi: Çfarë ka ndikuar te rezultati i dobët i Berishës

“E prisja fitoren e PS me mbi 80 mandate”, Petro Koçi:

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit të cilat u fituan bindshëm nga krysocialisti Edi Rama. Sipas tij rezultati ishte i pritshëm, dhe Partia Socialiste mund të të fitonte edhe mbi 80 mandate. Koçiu theksoi se është më e rëndësishme mandati i qytetarit, se mandati i deputetit.

“Për mua është i rëndësishëm kur ke mandatin e qytetarët se i deputeti. Unë e prisja fitoren, dhe një rezultat me 8 përpara me mbi 80 mandate”, tha ai

Deputeti i Partisë socialiste shtoi se kryeministri Edi Rama n zgjedhjet e 11 majit vendosi kandidatët më të fuqishëm në listën e hapur dhe e kundërta ndodhi me kryetarin e opozitës. “Rama i nxori të fuqishmit në listë të hapur ,ndërsa Berisha nuk e bëri dhe kjo gjë mund të ketë ndikuar”, përfundoi Koçi.