TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, në fshatin Portëz. Një automjet tip Ford është përplasur me autobusin e linjës Fier–Roskovec.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Ford, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.