TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas shtyrjes në Gjykatën Kushtetuese të seancës për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Ajo tha se Gjykata çmoi se unë si deputete përfaqësuese bashkë me avokatin nuk ishim të legjitimuar për të përfaqësuar 36 deputetët firmëtarë.
Zhupa paralajmëroi se seanca e radhës do të mbahet në 11 korrik dhe shtoi se shpresonte se këtë herë nuk do të kishte të tilla problematika.
“Palët e përfaqësuara në Gjykatë ishim të gjithë, pavarësisht se niveli i përfaqësimit të Këshillit të Ministrave dhe Fondacionit nuk ishte në nivelin që prisja.
Ajo që çmoi gjykata është që unë si deputete përfaqësues bashkë me avokatin nuk ishim të legjitimuar për të përfaqësuar 36 deputetët firmëtarë. Këtu ka një të pavërtetë sepse unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese me emrin tim personal me 7 kërkesa të tjera dhe më kishin njohur si subjekt të legjitimuar për të përfaqësuar deputetët.
Ata kanë vendosur që prej çështjes për ndërtimet pa leje një standard të ri. Unë i shtrova Gjykatës Kushtetuese dhe pyetjen se çfarë bëhet sepse 36 deputetë kanë firmosur dhe 5 kanë lënë mandatet.
Gjykata Kushtetuese vlerësoi që mjaftojnë 31 deputetët që janë firmëtarë dhe nuk ka nevojë për të shtuar firmat e atyre që zëvendësojnë deputetët në mandate.
Seanca e radhës u la në datën 11 korrik në orën 10:00. Besojmë se nuk do të ketë pengesa të tilla atë ditë, por do të futemi direkt në thelbin e çështjes.
Ne ishim përgatitur për sot, kishim kërkesa për Gjykatën, që do i parashtrojmë në seancën e radhës”, tha deputetja e PD-së, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj pas daljes nga ambientet e Gjykatës.