TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas rrëmbimi të tre policëve të Kosovës nga serbët, ka reaguar Edi Rama.
Kreu i qeverisë riktheksoi se i qëndron de-eskalimit të menjëhershëm të tensionit në veri të Kosovës, duke rikujtuar se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka të njëjtën linjë me të e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës.
"Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.
Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!", shkruan kryeministri Edi Rama reagim në Twitter.