AKTUALITET, 14 Qershor 2023, 20:19

Meloni i “kthen dashurinë” Ramës, momenti i veçantë gjatë ceremonisë së varrimit të Berlusconit

Meloni i “kthen dashurinë” Ramës, momenti i

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit italian, Silvio Berlusconi.

Por një momenti i veçantë nuk u ka shpëtuar mediave italiane... Siç shihet edhe në pamjet e bëra publike, kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë ceremonisë ka shkëmbyer një përshëndetje të ngrohtë me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë një video kur Rama përqafonte Melonin u bë virale në rrjet, e tashmë duket se është homologia e tij ajo që i kthehen “dashurinë”.