TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një detektive private që ndjek çiftet që tradhëtojnë dhe së fundi po bën edhe një emision televiziv me rastet e dyshuara të tradhtisë, mund të paditet nga të prekurit dhe të përfundojë në burg, pasi veprimtaria e saj është e jashtëligjshme. Kështu shprehet avokatja Mirela Cela Jorgo, që arsyeton se detektivja private Shkenda Lili, përgjon çifte për tradhtitë e dyshuara, mirëpo kjo përveçse shkelje ligjore është vepër e rëndë penale, sepse mjjafton që i përgjuari ta kallëzojë dhe Lili shkon në burg, pasi përgjimi i saj nuk ka asnjë bazë ligjore.
“Përgjigjimi që bën detektivja private mbi marrëdhëniet martesore është shkelje ligjore për mbrojtjen e të dhënave dhe jetēs private të tjetrit, të garantuar me Kushtetutë. Pra, një biznes antiligjor.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut parashikon shkelje të Nenit 8 (e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Interpretimi i saj tek “E Diell” është qesharak, amatoresk dhe pa pikë vlere.
Për opinionin tim ajo duhet të penalizohet rëndë bashkë me emisionin“.- ka thënë avokatja.