TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë reagimin e parë nga Shqipëria për rrëmbimin e tre policëve në Veri të Kosovës nga forcat serbe. Berisha e ka cilësuar ngjarjen një “akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël”, duke e cilësuar kështu presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Po ashtu, kryedemokrati e ka dënuar aktin e rëndë menjëherë, ndërsa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë akt që sipas Berishës është urdhëruar nga Vuçiç.
"Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël. Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç,"-shkruan Sali Berisha.
