TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e “Sterilizimit”, për shkak të mungesës së një avokati.
Për herë të parë në sallë, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për hetimet që po kryhen për SASPAC, u shpreh se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta.
Ish-ministri kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund të kryhej me veprim për shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehurit.
Mungesa e pajustifikuar e një mbrojtësi, u bë shkak i pezullimit të aftëve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit. Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”.