TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas zhvillimit të Konferencës së parë Ndërqeveritare, vendet për të cilat janë hapur negociatat i nënshtrojhen një procesi të quajtur “Screening” (shqyrtimit, analizës së legjislacionit). Përgjatë kësaj faze, Komisioni Europian bën një ekzaminim të detajuar, së bashku me vendin kandidat për secilin kapitull për të përcaktuar sa është përgatitur vendi në këtë fushë.
Në nisjen e këtij procesi, komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi tha se ky moment dujhet të shërbejë si mundësi që vendet të bëjnë një vlerësim të politikave dhe legjislacionit të tyre, në mënyrë që t’i përafrojnë ato me shtetet europiane.
Varhelyi renditi disa çështje për të cilat ligjet në Shqipëri, duhet të jenë të përafërta me ato të BE-së.
“Do doja të kapja këtë moment që të jepja një hyrje në kuadër të këtij procesi. Është një mundësi shumë e mirë për ju, që të bëjnë një vetvlerësim të politikave dhe legjislacionit të tyre për të parë se sa afër janë me vendet e BE-së. Në bazë të takimeve bilaterale, do miratojmë raportin e shqyrtimit, për mënyrën se si do i bëjmë negociatat me ju.
Ne do të kemi një program dhe punë intensive duke filluar nga grupimet kryesore. Përfshirjen e një numri të madh ekspertësh nga administratat tuaja. Konteksti ynë do zgjerohet dhe intensifikohet. Në mënyrë që administratat në Shqipëri të jenë të përgatitura për këto ushtrime. Ju siguroj, nga ana ime dhe shërbimet tona, ne do jemi krah jush. Procesi i shqyrtimit nuk është vetëm një ushtrim praktik për anëtarët e administratës publike, por ka të bëjë me legjislacionin. Ne do prekim
Cilësinë e ajrit, ushqimin që hamë, ujin që pimë, mbrojtjen e të dhënave personale. Këto janë vetëm disa shembuj. Procesi i anëtarësimit është transformues. Është një kuptim i përbashkët. E gjitha kjo do vazhdojë në rrugë e sipër. Do kemi investime në pjesë dhe sektorë kyç. Do ketë mundësi të reja për bizneset. Planet e investimit janë shtyllat kryesopre të bashkëpunimit tonë. Procesi i anëtarësimit duhet të shihet si program reforme ambicioze. Këtë do japë ky lloj shqyrtimi. Sot është hapi i parë i të bërit anëtarë të BE. Le të nisë ky proces, më lejoni t’ju uroj punë të mbarë, të shpejtë dhe shpresoj që të mund të nisim me dhëniet e raporteve të para të shqyrtimit në 3 mujorin e 1 të vitit të ardhëm. Prandaj le të fillojë ky process. Më lejoni t’ju urojë punë të mbarë” – tha Varhelyi.