TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

20 punonjësit e Portit të Durrësit, që u arrestuan në lidhje me kontejnerin me banane që u gjet i hapur para se të skanohej, ku mendohet se ka pasur lëndë narkotike, dalën sot para gjykatës. Togat e zeza të Durrësit caktuan masën e sigurisë për të arrestuarit, ku për 9 prej tyre u lanë në ‘arrest me burg’ dhe për 11 të tjerë ‘detyrim paraqitje’.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit eshte konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe.
Pasi është hapur ky kontenier, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontenier mungonin arka me banane.
Kontejneri me banane ka mbërritur ne port datën 8 korrik, por nuk ishte paraqitur njeri për të tërhequr sasinë e bananeve, ndërsa më herët kishte ndaluar në Kolumubi, Itali e Durrës.