AKTUALITET, 19 Korrik 2022, 16:21

Petrit Vasili për zjarret në Durrës: Qeveria merret me fjalime dhe mashtrime, ndërsa flakët janë në mëshirë të fatit (VIDEO)

Petrit Vasili për zjarret në Durrës: Qeveria merret me fjalime

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë me dije se vatra e zjarrit në afërsi të fshatit Shën Pjetër ish-Komuna Ishëm Durrës, vijon të mbetet aktive.

Vasili ka deklaruar se zjarri është në një zonë turistike, ndërkohë që qeveria sipas tij nuk merr masat e duhura por merret me mashtrime, ndërsa zjarrin e lë në mëshirë të fatit.

“Vazhdon edhe në këtë moment zjarri në afërsi të fshatit Shen Pjetër ish-Komuna Ishëm Durrës.

Zjarri është pikërisht pranë një zone turistike bregdetare shumë të frekuentuar dhe ka prekur edhe pyllin aty pranë.

Qeveria merret me fjalime dhe mashtrime ndërsa zjarret janë në mëshirë të fatit”, ka shkruar Vasili.